WhatsApp ka prezantuar një opsion të ri sigurie që ju lejon të mbani private bisedat tuaja intime.

 

 

Opsioni ‘Chat Lock’ do t’i lejojë përdoruesit të mbrojnë ‘bisedat e tyre më intime. Ky opsion mbyll bisedat me një fjalëkalim dhe duke i vendosur ato në një dosje të veçantë.

 

Kur dikush ju dërgon mesazhe dhe ju e keni të kyçur bisedën, emri i dërguesit dhe përmbajtja e mesazhit do të fshihen gjithashtu. Pra, edhe nëse telefoni juaj është në duart e një personi tjetër, biseda juaj do të mbetet private.

 

 

“Bisedat e reja të kyçura në WhatsApp i bëjnë bisedat tuaja më private. Ato janë të fshehura në një dosje të mbrojtur me fjalëkalim dhe njoftimet nuk do të tregojnë përmbajtjen e dërguesit apo mesazhit”, tha pronari i WhatsApp, Mark Zuckerberg në një postim që njoftonte funksionin.

 

“Ne mendojmë se kjo veçori do të jetë e shkëlqyeshme për njerëzit që kanë arsye të ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes ose në ato momente kur dikush tjetër po ju mban telefonin kur vjen një mesazh privat”, tha WhatsApp.