Sipas raportuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Ben Saul sulmet ajrore izraelite gjatë natës kundër Iranit kërcënojnë të drejtën e njeriut për jetë.
"Sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit janë një tjetër shkelje e ndalimit të përdorimit të forcës ushtarake sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së si dhe kërcënojnë të drejtën e njeriut për jetë", shkroi Saul në platformën sociale X.
Ekspertët e OKB-së, përfshirë Saul, më herët thanë se të gjitha vendeve në operacionet ushtarake jashtë vendit u ndalohet të privojnë në mënyrë arbitrare individët nga e drejta e tyre për të jetuar, përfshirë edhe kundër terrorizmit.
Sipas ekspertëve, Izraeli nuk ka dhënë ndonjë justifikim ligjor për sulmin ose nuk e ka raportuar atë në Këshillin e Sigurimit, siç kërkohet nga neni 51 i Kartës së OKB-së.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se shpërthimet u raportuan në qytetin qendror iranian Isfahan dhe në perëndim të qytetit veriperëndimor Tabriz.
Tensionet midis Iranit dhe Izraelit u përshkallëzuan pasi Teherani nisi një sulm me dron dhe raketa të shtunën e kaluar në përgjigje të sulmit të 1 prillit në konsullatën iraniane në Siri, në të cilin u vranë shtatë këshilltarë ushtarakë.
Izraeli u zotua për një përgjigje ushtarake ndaj sulmit të fundjavës së kaluar të Iranit./aa