Qendrat Shëndetësore, Prush, Farkë dhe Paskuqan janë pjesë e 60 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, të cilat shumë shpejt do të hapin dyert për banorët e zonave që u shërbejnë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto qendra shëndetësore, të cilat do të kenë kushte dhe shërbim më cilësor për banorët e këtyre zonave.

“Me mbështetjen e buxhetit të shtetit, objektet e kujdesit parësor shëndetësor i janë nënshtruar rikonstruksionit tërësor duke mundësuar kështu kushte më të mira për mjekët dhe shërbim cilësor për qytetarët”, thekson ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu bëri të ditur se MSHMS vijon punën për rivitalizimin e infrastrukturës shëndetësore në të gjithë vendin, duke përfshirë në hartën e investimeve edhe 100 qendra të tjera shëndetësore./ata