Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen Parantoro të Montalto Uffugo, në zonën e Cosenzës.

 

I riu po drejtonte makinën e tij tip Fiat Punto, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

 

Zjarrfikësit dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për 33-vjeçarin.

 

33-vjeçari shqiptar, prej disa kohësh jetonte në Montalto ku punonte për një kompani italiane