Indonezia u godit të premten nga një tërmet me magnitudë 6.2, që thuhet se ndodhi në veri të Halmahera-s, raportojnë mediet e huaja.

 

Sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë (NCS), lëkundjet ishin në një thellësi prej 99 kilometrash.

 

Deri më tani nuk është raportuar për viktima të mundshme.

 

 

Nga ana tjetër, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) shkroi në Twitter se informacioni paraprak tregonte se tërmeti “i dukshëm” ndodhi 177 kilometra në veri të qytetit Tobelo.

 

Tërmeti vjen vetëm një ditë pasi një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 goditi Taxhikistanin.