Drejtues dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave morën pjesë në aktivitetin e prezantimit të projektit “Adriacustoms” që synon bashkëpunimin mes administratave doganore që lagen nga deti Adriatik, në luftë kundër kontrabandës, mallrave të falsifikuara dhe trafiqeve të paligjshme.

Projekti i financuar dhe mbështetur nga OLAF dhe Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopolit, përfshin shkëmbimin e eksperiencave më të mira midis administrative doganore shqiptare, italiane, sllovene, kroate dhe malazeze.

Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohet konkretisht shkëmbim eksperiencash mes administratave doganore në Portin e Durrësit, Portin e Barit, të Ankonës dhe Triestes në Itali dhe Porti i Bar në Mal të Zi./ata