Zëvëndës ambasadorja britanike, Mia Marzouk ishte pjesë e takimit të forumit rinor, organizuar nga projekti ‘Perspektiva të Reja’, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, për të diskutuar mundësi të reja për rajonin e Dibrës.

Zëvëndës ambasadorja Marzouk u impresionua nga pjesëmarrja fantastike në Panairin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimit, i organizuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në Bashkinë e Dibrës.

Kompanitë vendase dhe ndërkombëtare paraqitën ofertat e tyre të punësimit si dhe aktivitetin për të rinjtë e Dibrës.

“Jam e befasuar nga energjia e të rinjve me të cilët bisedova sot, talenti i tyre mbresëlënës i shfaqur në Pallatin e Kulturës në Peshkopi si dhe entuziazmi për të eksploruar mënyrat për të kontribuar dhe arritur sukses në Dibër,” tha zëvendës ambasadorja britanike./ata