Tirana dhe Vllaznia kanë fituar respektivisht me rezultatin 2-0 përballë Erzenit dhe Kukësit, në ndeshjet e zhvilluara sot në drekë, në kuadër të javës së 32-të të Superligës Shqiptare të Futbollit.
Bardheblutë e impenjuar në transfertë ndaj Erzenit, arritën të marrin pikë të plota falë golave të shënuar nga Abazaj në minutën e 19’ dhe Jonuzit në minutën e 60’. Ndërkohë, që Erzeni humbi dhe një shans të artë për të shënuar. Amir Kahrimanoviç gaboi nga pika e bardhë e 11-të metërshit në mintuën e 54’, kur rezultati ishte ende 1-0 për Tiranën. Kjo fitore i ngjit bardheblut në kutëon e 46 pikëve, aq sa edhe Dinamo City e vendit të katërt. Beteja për “Final Four”, duke gjithnjë e më e ndezur.
Vllaznia konfirmon formën e mirë. Shkodranët që luajtën në transfertë ndaj Kukësit morën tri pikët falë një dygolëshi të Rashicës. Fillimisht, në mintuën e 33’, nga pika bardhë e 11-të metërshit Rashica dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, skuadra kuqeblu hipotekoi fitoren në minutën e 68’, ku ishte sërish Rashica, që gjunjëzoi portierin kundërshtar. Kjo fitore i jep qetësi kuqebluve, që janë në vendin e dytë të klasifikimit, një hap larg sigurimit aritmetik të pranisë në “Fina Four”. Kukësi dhe Erzeni me humbjet e regjistruara sot janë me një këmbë në kategorinë inferiore.
Të shtunën do të luhen dhe tre sfidat e tjera të mbetura të javës së 32-të Laçi-Egnatia, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Dinamo City
Ndeshjet e javës së 32-të
Sot
Kukësi-Skënderbeu 0-2
Erzeni-Tirana 0-2
-Më 20-Prill 2024 (E shtunë)
Ora 15:00 Laçi-Egnatia
Ora 18:00 Partizani-Dinamo City
Ora 18:00 Teuta-Vllaznia
Klasifikimi:
Egnatia 57 Pikë
Vllaznia 51 Pikë
Partizani 48 Pikë
Tirana 46 Pikë*
Dinamo City 46 Pikë
Skënderbeu 44 Pikë*
Laçi 38 Pikë
Teuta 37 Pikë
Erzeni 31 Pikë*
Kukësi 26 Pikë*
*Tirana, Skënderbeu, Erzeni dhe Kukësi janë 1 ndeshje më shumë/ata