Shqipëria u përfaqësua këtë të dielë në Lojërat Olimpike të Parisit, aty ku notarja 16-vjeçare Kaltra Meça u rendit në vendin e katërt në baterinë e 1-rë në 200 metra stil i lirë, por nuk mundi të kualifikohet për në raundin tjetër.

Pas përfundimit të të gjitha garave, nga 30-të garueset, sportistja jonë Meça u rendit në vendin e 27-të duke mos mundur të vijojë më tej. Në këtë disiplinë 16 notaret që vendosën kohën më të mirë kaluan më tej.

Kaltra Meça e mbylli garën e saj me kohën 2 minuta, 12 sekonda e 21 të qindtat, me 16.42 sekonda më vonë se vendi i parë. 16-vjeçarja shqiptare ishte me ftesë në këtë event, pasi nuk mundi të siguronte një vend në bazë të paraqitjeve të saj.

Të shtunën, qitësja Manjola Konini u rendit në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar. Këshru, në dy provat e para të sportistëve kuqezinj, vendi ynë nuk ka mundur të kalojë më tej.

Të martën (30 korrik) do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike./Shqiptarja

Renditja në 200 metra stil i lirë në not