Skiatorja Lara Colturi është futur për herë të parë në Top10 në garën e Kupës së Botës.
 
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër rezultat fantastik për Shqipërinë.
 
“Skiatorja Lara Colturi, italiania që vendosi bashkë me prindërit të përfaqësojë flamurin më të bukur në botë, u klasifikua për herë të parë në Top10, në një garë të Kupës së Botës”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
 
Rama uroi Federatën Shqiptare të Skive, e cila falë pasionit të paepur të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptare, që stërviten në pistat e Italisë e jo vetëm, ndër të cilët Lara është sot për sot xhevahiri më i çmuar i kurorës.
 

Ky është një rezultat historik për skiatoren kuq e zi dhe nje gur kilometrik për skitë në Shqipëri./ata