Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-së, William Burns paralajmëroi se Ukraina mund të "humbasë luftën kudër Rusisë" deri në fund të vitit nëse vendi i tij nuk dërgon më shumë mbështetje ushtarake.
Sipas lajmit të CNN, Burns bëri vlerësime për luftës Rusi-Ukrainë në "Forumin e Lidershipit 2024" të mbajtur në Qendrën George W. Bush në Teksas.
"Nëse SHBA-ja nuk siguron më shumë ndihmë ushtarake, rreziku është i madh që Ukraina të humbasë në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024. Po mbarojnë municionet dhe neve po na mbaron koha për t'i ndihmuar ata", tha Burns.
Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet të shtyjë mbështetjen e saj për Ukrainën./aa