Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se, “Politikat e Tranzicionit të Gjelbër ishin në fokus të takimit të organizuar nga Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Sipas saj, në mbledhjen e Komisionit Këshillimor, i bashkëdrejtuar edhe me zëvendësministren e Mjedisit, Almira Xhembulla, diskutoi mbi politikat e gjelbra, dhe legjislacionin mjedisor, si dhe problematikat e biznesit në këto fusha.

“Çdo diskutim do të përqëndrohet në aspektet e tranzicionit drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe mjedis më të pastër”, tha Ibrahimaj./ata