Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli zhvilloi sot një vizitë në portin e Porto Romanos.

Gazheli bëri të ditur se volumet e përpunuara për muajin prill, priten të arrijnë në 270 mijë tonë kargo të ngurta dhe në 120 mijë tonë hidrokarbure.

Kreu i Doganave nënvizon se “rritja me 35% e kapaciteteve përpunuese në harkun kohor të një viti, reduktimi i kohës së përpunimit të mjeteve lundruese dhe plotësimi i kushteve teknike e ka kthyer këtë port në një pikë orientimi për të gjithë tregun rajonal në vetëm 3 vite aktivitet, duke konkurruar portet në mbarë rajonin”./ata