Në Durrës vijojnë punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë shkollë, ku do të mësojnë 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit.
“Vijon puna për rilindjen e shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori” në Durrës. Në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde evropiane”, shkroi në rrjetet sociale kreu i qeverisë.
Shkolla “14 Nëntori” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./ata