Nesër nis faza gjysmëfinale e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.
Lajmin e dha sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila e cilësoi si një nga momentet më emocionuese të konkursit.
Konkursi filloi si një festë e madhe e gjuhës shqipe që bashkoi 11 000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë Shqipërisë, u shpreh Manastirliu.
Pas dy fazave të mbushura me sfida në nivel shkolle dhe ne nivel qarku, tani kemi arritur në grupin e 16 shkollave gjysmëfinaliste, theksoi Manastirliu.
Sfidat do të transmetohen direkt në RTSH 1 dhe RTSH Shkollë nga 22-29 prill dhe në Facebook-un e ministres./ata