Teksa në rajonin qendror dhe jugor temperaturat kanë pësuar rritje, në rajonin verior në lartësinë mbi 1700 m ka pasur reshje dëbore.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar përmes një postimi në rrjetet sociale se, “në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë që kanë sjellë rënie ortekësh në trup të rrugës”.

 

ARRSH bën të ditur se grupet e punës po punojnë për pastrimin e aksit nga ortekët.

 

“Po punohet për pastrimin e rrugës nga ortekët me 3 borëpastruese dhe mjete të tjera”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.