Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thënë se kryeministri Rama e mban peng vendimin e gjykatës për vulën e PD-së nëpërmjet kancelarit.

 

Gjithashtu, Berisha pati akuza për Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

 

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës.

 

Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon.

 

Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit.

 

Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi në regjistrin e forcave politike.

 

Në bashkëpunim me ambasadoren Kim dhe Erion Veliajn, ka ndërhyrë për të shpallur palë, atë që nuk është palë.

 

Këta treguan se nuk kanë asnjë parim, asnjë moral për ligjin.

 

Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij”, tha Berisha.