Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpriti sot kryetarin e Komisionit të Përhershëm për Punë të Jashtme, Takaaki Katsumata dhe grupin parlamentar të Japonisë.

Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh midis Shqipërisë dhe Japonisë në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu u diskutua për nxitjen e shkëmbimeve parlamentare, konsolidimin e grupeve dypalëshe të miqësisë dhe zhvillimin e dialogut ndërmjet komisioneve parlamentare bazuar në prioritetet e përbashkëta./ata