Marrëveshja kornizë strategjike e nënshkruar midis Türkiyes dhe Irakut përbën një “udhërrëfyes solid”, tha sot presidenti turk Recep Tayyip ErdoÄŸan.
“Unë besoj se vizita ime dhe marrëveshjet e saponënshkruara do të përbëjnë një pikë kthese të re në marrëdhëniet Türkiye-Irak”, tha ErdoÄŸan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin irakian Mohammed Shia Al-Sudani në Bagdad.
Nën kujdesin e presidentit turk dhe kryeministrit irakian, u nënshkrua një memorandum katërpalësh mirëkuptimi në lidhje me bashkëpunimin në projektin e Rrugës së Zhvillimit midis Irakut, Türkiyes, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Më tej ErdoÄŸan tha se bashkëpunimi për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit ishte një nga pikat më të rëndësishme të agjendës gjatë takimeve të tij në Irak.
Ai tha gjithashtu se Türkiye mirëpret përcaktimin e grupit terrorist PKK si organizatë e ndaluar në Irak.
Presidenti turk përsëriti më tej thirrjen e tij për të gjitha palët përkatëse që të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme.
Nga ana tjetër, kryeministri irakian Sudani tha se nuk mund të lejojnë një sulm ndaj një vendi tjetër nga tokat e Irakut, duke iu referuar organizatës terroriste PKK, e cila ka strehë edhe në veri të Irakut, prej ku organizon sulme kundër Türkiyes.
Ai tha se siguria e Türkiyes dhe ajo e Irakut janë një tërësi e pandashme.
Al-Sudani po ashtu njoftoi se Türkiye dhe Iraku kanë nënshkruar 24 memorandume mirëkuptimi.
Ai e përshkroi projektin e Rrugës së Zhvillimit si një “lum ekonomik që lidh Lindjen me Perëndimin”.
Kryeministri irakian tha se projekti historik do të rrisë gjithashtu sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Projekti i Rrugës së Zhvillimit përfshin linjat hekurudhore dhe të autostradave që shtrihen nga porti Grand Faw në Basra përmes qyteteve të Diwaniyah, Najaf, Qerbela, Bagdad dhe Mosul deri në kufirin turk, duke synuar të sigurojë akses nga kufiri turk në portin e Mersinit dhe në vazhdim drejt Evropës nëpërmjet Istanbulit me rrugë.
Kompania italiane PEG Infrastructure është përgjegjëse për projektimin e itinerarit të projektit, i cili do të hyjë në Türkiye nëpërmjet Ovakoyit pas Mosulit.
Duke lidhur portin Grand Faw me kufirin turk me një hekurudhë dhe autostrada 1.200 kilometra, rruga do të hapë një portë të re për tregtinë rajonale.
Nëpërmjet projektit, Iraku dhe Türkiye synojnë të reduktojnë kohën e udhëtimit midis Azisë dhe Evropës dhe të bëhen qendra tranziti. Duke pritur të kapërcejë portin Jebel Ali me 67 vende ankorimi në Dubai, i njohur si porti më i madh i kontejnerëve në Lindjen e Mesme, Porti Grand Faw me kapacitetin e tij prej 90 vendesh ankorimi është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2025.
Projekti shihet si një opsion alternativ në konfliktet apo luftërat e mundshme rajonale pasi Rruga e Mëndafshit e Kinës nuk kalon drejtpërdrejt përmes Irakut.
Pas përfundimit të projektit, vlerësohet se dërgesat që aktualisht zgjasin afërsisht 45 ditë nga Kepi i Shpresës së Mirë dhe rreth 35 ditë nga Deti i Kuq mund të përfundojnë në vetëm 25 ditë./aa