Faqja zyrtare e familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, Royal.uk, u godit nga një sulm kibernetik të dielën, gjë që bëri që faqja të shkojë jashtë linje për rreth 1.5 orë. Sulmi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale.

 

Ndërkaq, mësohet se përgjegjës për sulmin kibernetik është grupi i hakerave rusë “Killnet”. Udhëheqësi i grupit rus me sa duket ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram. Vlen të përmendet se këto pretendime, ndonëse tërheqin vëmendjen, ende nuk janë verifikuar zyrtarisht.

 

Mësohet se në faqen zyrtare të familjes mbretërore u shfaq mesazhi “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit. Më vonë, ajo u kthye funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.