Ambasada turke në Tiranë ka shënuar Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve, që në Türkiye shënohet si festë shtetërore.
Me rastin e 23 Prillit, Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, është takuar me nxënës të shkollave të Fondacionit Turk Maarif në Tiranë, në ambientet e zyrës së tij në ambasadë.
Ambasadori Atay bashkëbisedoi me nxënësit e "New York Schools" për Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve.
Të pranishëm gjatë pritjes ishin edhe këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Metin Bulut, zyrtarë të tjerë të ambasadës, administratori i shkollave të Fondacionit Turk Maarif, "New York Schools", Hasan Dede dhe mësues.
Ambasadori Atay, në deklaratën për Anadolu tha se janë të lumtur që festojnë sot në Shqipëri 23 Prillin, Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve.
"Nxënësve iu dorëzuam sot karrigen e zyrës dhe ne dëgjuam mendimet e tyre dhe ata thanë gjëra të bukura. Na kujtuan gjithashtu situatën në Gaza sot, ku u theksua se fëmijët e Gazës janë nën masakër dhe gjenocid atje dhe nuk mund të jetojnë sot në paqe. U kujtuam nxënësve se u bënë të gjitha llojet e nismave diplomatike nën udhëheqjen e Presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan), për të dëgjuar zërin e Gazës. Türkiye është një nga të vetmet vende që vepron me ndërgjegje për këtë çështje dhe se përpjekjet tona do të vazhdojnë", tha Atay.
Ambasadori Atay theksoi se hapja e Kuvendit të Madh Popullor 104 vite më parë ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën drejt shpalljes së Republikës.
Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet në Türkiye më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Türkiyes. Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve./aa