DRTK Vlorë, vijon me punët e mirëmbajtjes në territor. Specialistet e kesaj DRTK-je kesaj here ishin në Urën e Çinës dhe siç dallohet edhe nga albumi fotografik i ndare ne rrjetet sociale, kane kryer punime mirembajtje dhe pastrimin nga bimesia.
Ura e Çinës, ndodhet afër fshatit Kalasë në rrugën mesjetare Delvinë – Bregdet, kalldrëmi i së cilës ruhet ende mirë, kalon rrëzë vargmalit dhe është ndërtuar me gurë të mëdhenj, të vendosur pa rregullsi e të plotësuar me gurë të vegjël.
Sipas gojëdhënës, ura është ndërtuar për nder të një gruaje. Ka vetëm një hark në formë segmenti rrethor me mbështetje të pjerrëta, duke pasur 2.5 m. lartësi mbi nivelin e ujit.
Trashësia e qemerit të harkut ndryshon nga mbështetjet në kyç nga 0.47 m deri në 0.53 m. Aty ku harku merr formën e shigjetave.
Harku me hapësirë drite 7.6 m është ndërtuar me një qemer që konturohet sipër me një hark dekorativ ballor 0.20 m. Ura ngrihet me kurriz në kyçin e harkut. Kalldrëmi i saj është ndërtuar me gurë kavoje gëlqerorë të vënë pa rregull, rate e këlliç e të ndërprerë çdo 0.80 – 0.90 m me breza tërthorë në formë shkallësh.
Gjerësia e urës është 2 m dhe kalldrëmi i saj ka pasur nga të dyja anët një parapet guri me 0.40 më lartësi të realizuar me kolona guri./ata