Një lajm i publikuar në median italiane “La Repubblica” gjatë paradites së sotme, sipas të cilit Kryeministri Edi Rama pati një telefonatë “të tërbuar” me drejtorin e RAI 3, lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë.

I pari që hodhi poshtë lajmin ishte Kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit “Report”.

Menjëherë pas tij, duket se ka reflektuar edhe vetë media italiane, e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit, duke fshirë tekstin e “telefonatës së tërbuar”.

RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t’u dëgjuar.

Konkretisht, në versionin e ri të shkrimit, “La Reppublica” shkruan se drejtori i RAI, “mori edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën për t’u dëgjuar në lidhje me episodin e Reportit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve”./ata