Në Korçë vijon puna për ndërtimin e rrugës Maliq-Lozhan, një tjetër investim me rëndësi që nxjerr në pah edhe resurset turistike të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier punimesh, një investim që përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane.

Investimi në rrugën Maliq-Lozhan, përveçse do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane, do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë zonë.

Në këtë segment rrugor po ndërtohen vepra arti të vogla, mure mbajtëse, mure pritëse, tombino box dhe rrethore, kuneta, kanal betoni, si dhe sinjalistikë horizontale e vertikale./ata