“Ditët e Bujqësisë 2024”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit çelet sot në qytetin e Lushnjës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se panairi “Ditët e Bujqësisë”, në këtë edicion bën bashkë mbi 80 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë.
 
Sipas saj, kompani të ndryshme si prodhues produktesh bujqësore dhe blegtorale, inputesh e fidanësh, makineri bujqësore etj, do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre përpara një audience të gjerë.
 
Denaj tha se, në stendën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prezantohen 14 prodhues të vajit të ullirit, mjaltit, bimëve medicinale dhe fruta-perimeve.
 
Objektiv kryesor i panairit që mbahet nga data 24 deri 26 prill, është nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, rrjetëzimi i fermerëve dhe ekspertëve të sektorit me marka ndërkombëtare dhe me aktorët kryesorë të cilët ndikojnë zhvillimin e sektorit./ata