Projekti për ndërtimin e sheshit në Gostil, Kukës është gati dhe shumë shpejt aty pritet të fillojë puna.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti se si do të jetë ky shesh.

 

Rama tha se është gati projekti për nisjen e punës së sheshit në Gostil, pranë aeroportit të Kukësit, që do të jetë në funksion të banorëve të zonës por dhe turistëve.

 

“Sheshi do të ketë hapësira të gjelbra, terrene sportive, kënde lojërash për fëmijë, e gjithçka në shërbim të çdo qytetari”, theksoi Rama.

 

Vitet e fundit Kukësi është kthyer në një destinacionet e turistëve, kryesisht për turizmin malor. Me ndërtimin e aeroportit tashmë Kukësi mirëpret pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria./ATSH