Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nëse Izraeli hyn në Rafah me një sulm në shkallë të gjerë, ai do të ndalojë dërgimin e armëve në këtë vend.
Në intervistën e tij për CNN, Biden foli për situatën në Gaza dhe qëndrimin e SHBA-së në rast se Izraeli do të nisë një sulm tokësor gjithëpërfshirës në Rafah.
Lidhur me ndalimin nga administrata e tij për dërgesën e bombave prej rreth 900 kilogramëshe në Izrael javën e kaluar, duke komentuar se "Civilët në Gaza u vranë si rezultat i këtyre bombave dhe mënyrave të tjera në të cilat (Izraeli) hyri në qendrat e popullsisë civile", Biden pranoi se bombat e prodhimit amerikan janë përdorur në vrasjen e civilëve palestinezë në Gaza.
Pasi rikujtoi se ata shumë herë më parë e kanë paralajmëruar Izraelin të mos ndërmarrë sulm gjithëpërfshirës tokësor kundër Rafah, Biden theksoi se ai e ka thënë qartë këtë edhe në bisedën e tij të fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
"Nëse ata hyjnë në Rafah, nuk kanë hyrë ende (me një sulm gjithëpërfshirës). Nëse hyjnë, atëherë e kam thënë në mënyrë të qartë se nuk do të dërgojë armët që përdoren në Rafah dhe qytete të tjera", tha Biden.
Duke nënvizuar se ata janë ende të angazhuar për të garantuar sigurinë e Izraelit, Biden shtoi se bashkë me këtë do të ndalojnë dërgimin e disa armëve, bombave dhe predhave të artilerisë që Izraeli përdor në vendbanimet civile./aa