Përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit po vijon me prioritet në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet në kanalin e Vërçunit në ujëmbledhësin e Podgories.

Kryeministri tha se kjo ndërhyrje do t’i shërbejë qindra fermerëve të Maliqit dhe zonës përreth duke lehtësuar punën për vaditjen e 500 hektarëve toka bujqësore.

Ndërhyrjet në kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë po bëhen në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor.

Investimet në këtë sektor sigurojnë që fermerët të kenë ujitjen e domosdoshme të prodhimeve të tyre gjatë sezonit veror, por edhe të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve në stinën e dimrit./ata