Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka reaguar për akuzat ndaj vëllait të tij, pasi është një çështje personale.

“Nuk reagoj për çështje personale dhe nuk kam reaguar as kur është sulmuar këtu në Shqipëri. Im vëlla është 55 vjeç, ka të gjithë kapacitetin dhe detyrimin që të përballet si gjithë të tjerët. Ajo është një çështje që i takon drejtësisë, SPAK-ut, gjykatave speciale që të vendosin se kush është fajtor”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Rama paralajmëroi një tjetër padi për akuzat e bëra ndaj tij.

“Në këtë ka një pjesë tjetër që lidhet me mua, që kam bërë këtë apo atë, dhe për atë pjesë vazhdon, më duket se është padia e 22-të për këta shqiptarë që janë mbartës të atij mallkimi që ka Shqipëria që nga 1912, ku gjithmonë kanë qenë shqiptarët armiqtë më të mëdhenj të çdo përpjekjeje për progres këtu në Shqipëri për shkak o pushteti, o inatesh, por kurrë për shkaqe realisht të respektueshme dhe të justifikueshme”, deklaroi Rama./ata