Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED. Lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale nënvizon se ndriçimi i ri do të ndihmojë në cilësinë e shikueshmërinë. “MIRËMËNGJES. Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED , të cilat ndihmojnë në cilësinë e shikueshmërisë dhe në kursimin e energjisë.
"Super”, shkruan Veliaj.
Kjo është bërë e mundur nga bashkia e cila ndërkohë synon që në të ardhmen të shtohen rrugët që pajisen me një ndriçim të tillë. Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale./BalkanWeb