Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e ndërtimit të një centrali fotovoltaik në fshatin Darzezë.
Në vendimin e qeverisë thuhet se, “u vendos miratimi i ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 1451, fshati Darzezë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “SUNNY SIDE ENERGY”, sh.p.k”.
Sipas vendimit kapaciteti i instaluar i centralit do të jetë 100 MW, teksa koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve. Afati i operimit do të jetë 49 vjet.
Gjithashtu sot u miratua edhe ndërtimi i një centrali fotovoltaik në digën e Zadejës në Hec e Vaut të Dejës.
“Këshilli i Ministrave vendosi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në digën e Zadejës, Hec Vau i Dejës, Qarku Shkodër, nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a.”, thuhet në vendim
Ky central do të ketë kapacitet të instaluar: 8.25 MË teksa koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve.
Afati i operimit do të jetë 49 vjet./ata