Për herë të parë që nga 25 prilli, ata që duan të vizitojnë Venecia do të duhet të paguajnë një tarifë të vogël prej 5 euro. Ideja nuk është e re dhe zbatimi i saj është shtyrë vazhdimisht gjatë viteve të fundit. “Është një ide shumë e bukur, por duket se nuk është menduar mirë”, thotë Suzanne Kuntz-Saponaro, e cila ka punuar si guidë turistike në Venecia prej vitesh.
Megjithatë, kjo masë parashikon edhe shumë përjashtime. Për shembull, banorët e të gjithë rajonit Veneto janë të përjashtuar. Udhëtarët ditorë do të kenë mundësi të shkarkojnë një kod QR të kërkuar. Sipas bashkisë, inspektorët do të qarkullojnë dhe do të kryejnë kontrolle në vend. Në fakt, kushdo që nuk e ka paguar tarifën rrezikon një gjobë deri në 300 euro.