Turqia, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Katari kanë nënshkruar një letër qëllimi për të krijuar një korridor të ri transporti që duhet të lidhë Gjirin me Mesdheun përmes një rrjeti rrugësh dhe hekurudhore.
Përfaqësuesit e katër vendeve nënshkruan një “letër qëllimi” gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Irak, njoftoi zyra e kryeministrit irakian Mohammed al-Sudani.
Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, deri dje armiq, ka të ngjarë të mbështesin financiarisht projektin, kostoja e të cilit vlerësohet në 20 miliardë dollarë,.
Nga Basra në Mersin
“Rruga e zhvillimit” duhet të përfundojë në vitin 2038, kur një rrjet rrugësh dhe hekurudhore do të lidhë portin e ri në Basra të Irakut me portin turk të Mersinit në Mesdhe.
Më pas, korridori duhet të shtrihet në Stamboll dhe Evropë. Presidenti turk e quajti projektin “një rrugë e re mëndafshi”.
Porti Al-Faw në Basra po ndërtohet nga një kompani koreano-jugore dhe duhet të qëndrojë përkrah më të madhit në Lindjen e Mesme, me një valëthyer mbi 14 kilometra të gjatë dhe të bëhet një qendër e rëndësishme Azi-Evropë, shpreson Bagdadi. /tesheshi.com/