Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar Komisionit të Medias të mblidhet me urgjencë për të dënuar sjelljet e kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së shtypit.

Bardhi shprehet se reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias, teksa shton se gjuha e kreut të qeverisë ndaj mediave që transmetuan investigimin është e papranueshme.

 

Postimi i Bardhit:

 

 

Edi Rama nuk ka bërë asgjë më shumë sesa bën me median në Shqipëri. Ditën kur u denoncua me dokumente dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës, gazetarët profesionistë raportuan për ndërhyrje të drejtëpërdrejta të Edi Ramës ndaj drejtuesve të medias për të fshirë lajmin.

Reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias, që po ligjëron si normale ndërhyrjet alla–Putin të Edi Ramës ndaj medias./GazetaShqiptare

Heshtja është neglizhencë e pafalshmee që turpëron Kuvendin e Shqipërisë. Edhe gjuha e Edi Ramës ndaj medias në Shqipëri që transmetuan me korrektësi investigimin e Rai 3 është e papranueshme dhe skandaloze, siç evidenton edhe Safe Journalists.

Komisioni i Medias duhet të mblidhet me urgjencë, për të dënuar sjelljen e papranueshme të Edi Ramës ndaj medias, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së medias