Ushtria izraelite ka rrethuar një shtëpi pas bastisjes në kampin e refugjatëve Balata në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, mësohet se ushtria izraelite kreu bastisje ndaj kampit të refugjatëve Balata duke hyrë nga pika e kontrollit Huwara me automjetet ushtarake.
Një konflikt shpërtheu mes ushtarëve izraelitë që rrethuan një shtëpi në kamp dhe palestinezëve që kundërshtuan bastisjen.
Theksohet se ushtria izraelite që në orët e para të mëngjesit ka kryer bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimore të pushtuar.
Thuhet se Jenin, Qalqilya dhe Tulkarim në veri të Bregut Perëndimor, si dhe në Betlehemi dhe Al-Khalil në jug kanë qenë skenë e bastisjeve të ushtrisë izraelite.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, që nga 7 tetori e deri më tani 489 palestinezë kanë humbur jetën dhe 4.900 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj./aa