Ambasadorja gjermane në Pekin, Patricia Flor u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës pasi 4 persona u arrestuan në Gjermani për spiunazh në emër të Kinës.

Ambasadorja Flor në deklaratën në llogarinë e saj në X tha se është thirrur nga Ministria e Jashtme kineze pasi 4 shtetas gjermanë u ndaluan nën akuzën për spiunazh.

Flor e interpretoi këtë situatë si një mundësi të mirë për të përcjellë qëndrimin e vendit të saj tek bashkëbiseduesit dhe theksoi se ata nuk tolerojnë aktivitete spiunazhi në Gjermani, pavarësisht nga vendi që vijnë.

Duke u shprehur se me mjete kushtetuese mbrojnë demokracinë dhe shtetin e tyre kushtetues, Flor tha se hetimet po vazhdojnë dhe për akuzat do të vendosë gjykata e pavarur.

Katër gjermanë të akuzuar për spiunazh për shërbimin sekret kinez u arrestuan në Gjermani më 22-23 prill./aa