Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtëvote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org.

Përmes të njëjtës platformë elektronike, KQZ njofton se deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre. /Kosovapress