Regjisori Edmond Budina ka mbajtur fjalën gjatë protestës përpara Bashkisë së Tiranës, pas skandalit me dosjen 5D.
Budina tha se qytetarët duhet të shporrin mafiozët nga pushteti. Ai shtoi se duhet që të ketë mosbindje civile, duke u shprehur se duhet që të mbyllen rrugët derisa këta qeveritarë të rrëzohen.
Regjisori Edmond Budina: Jemi ne populli që vuajmë mbi kurriz ato që bëjnë këto mafiozë. Të mbyllen rrugët dhe të mbyllen dyqanet derisa këta të shporren, të ketë mosbindje civile derisa të largohen. Ne do përballemi siç jemi përballur në të gjithë këta vite. Kam thirrje edhe për vëllezërit tanë të policisë. Mos reagoni kundrejt qytetarëve, por mbroni të drejtën tuaj.
Shikoni çfarë rroge keni ju, e çfarë rroge kanë ata. Luftoni bashkë me ne, që të shporrim mafiozët nga pushteti. Protesta jonë të bëhet kombëtare, derisa të rrëzojmë këtë dhe të rrëzojmë edhe regjimin te Kryeministria. Te Teatri Kombëtar na tërhoqën zvarrë për të ndërtuar kulla atje, që të fitojnë disa kulla për disa kriminelë./BalkanWeb