Liga e Kombeve ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes ndeshjet e treta në Ligat A. B dhe C. Në këto duele bie në sy barazimi i Holandës dhe triumfi i Gjermanisë.
Në Ligën A, Gjermania mori tri pikë në udhëtim me Bosnjën e Hercegovinën duke e mposhtur 1-2. Undav shënoi te Gjermania dopietë në minutat 30-të dhe 36-të, ndërsa Dzeko shkurtoi në pjesën e dytë, por pa mundur t'i jepte pikë të tijve.
Në Budapest, Hungaria dhe Hollanda barazuan 1-1. Sallai shënoi për vendasit, ndërsa shtatë minuta nga fundi ishte Dumfries që barazoi.
Në Ligën B tri pikë për Çekinë që mundi 2-0 Shqipërinë, Turqia mposhti 1-0 Malin e Zi si edhe Ukraina që fitoi 1-0 kundër Gjeorgjisë. Në Ligën C Estonia mundi 3-1 Azerbajxhanin, ndërsa Sllovakia dhe Suedia barazuan 2-2.
Rezultatet, Liga e Kombeve - e premte 11 tetor 2024:
Liga A
Bosnjë Hercegovina 1-2 Gjermani
Hungari 1-1 Holandë
Liga B
Çeki 2-0 Shqipëri
Islandë 2-2 Uells
Turqi 1-0 Mali i Zi
Ukrainë 1-0 Gjeorgji
Liga C
Estoni 3-1 Azerbajxhan
Sllovaki 2-2 Suedi
Renditja, Liga A, B, C:
/Shqiptarja