Përshkallëzohen tensionet te protesta para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe flakadanë drejt hyrjes së bashkisë, duke bërë që të krijohet një zjarr i fuqishëm.

Flakët kanë përfshirë thuajse të gjithë fasadën hyrëse të bashkisë.

Kanë qenë forcat e policisë që kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin./BalkanWeb