Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 18.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë, ose 13.7% më pak se 3-mujori 2023, si dhe 363 milionë lekë ose 2% më shumë se plani i 3-mujorit të vitit 2024.
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin gjatë periudhës janar-mars u realizuan në masën 18.7 miliardë lekë.
Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat nga ky zë rezultuan 3 miliardë lekë, ose 13.7 % më shumë se 3-mujori 2022.
Sipas raportit të publikuar së fundmi mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga tatimi mbi fitimi rezultuan edhe 363 milionë lekë, ose 2 % më shumë se plani i 3-mujorit të vitit 2024 për tatimin mbi fitimin.
Rritja e nivelit të të ardhurave të mbledhura nga ky zë, lidhet me një fitim më të lartë të bizneseve, por dhe me miradministrimin tatimor.
Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritjen më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Të ardhurat nga “tatimi mbi fitimin” programohen të jenë 3 miliardë lekë, ose 6 % gjatë vitit 2024, më shumë krahasuar me të pritshmin e vitit 2023 (të zhveshur nga faktori one – off, taksa e veçantë mbi prodhuesit e energjisë elektrike)./ata