Në Ulëz këtë fundprill u kremtua festa e “Shën Markut”, si një ogur i mirë për nisjen e sezonit turistik.

Për të promovuar sa më shumë këtë zonë, në ditën e festës lokale “Shën Marku”, Bashkia Mat organizoi një aktivitet të larmishëm ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor në të gjithë Qarkun Dibër e më gjerë.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Aktiviteti nisi me një panair agro-ushqimor në të cilin morën pjesë nxënës të shkollave të Matit por edhe përfaqësues të subjekteve turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndau në rrjete sociale momente nga kjo festë e bukur, ku banorët shpalosën vlerat kulturore, gatimet dhe punimet tradicionale të zonës.

“Ditë të mbarë me pak çaste nga festa e Shën Markut në Ulëz, si ogur i mirë për nisjen e sezonit turistik në Mat e gjithë qarkun e Dibrës”, shkroi Kumbaro./ata