Në raportin e fundit të Transparency International, ku flitet për Ballkanin, Kosova (83) është në një situatë më të mirë se sa vendet ne rajon përsa i përket korrupsionit.
Ajo radhitet shumë më mirë, se Serbia (98) dhe Shqipëria (104).
Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra janë vendet e radhitura më lart në renditje. Ato konsiderohen shembujt me te mirë sa i perket luftës kunder korrupsionit.
Më keq në këtë renditje janë Somalia, Venezuela dhe Siria.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) i publikuar nga Transparency International tregon se ndërsa Evropa Perëndimore dhe BE-ja mbeten rajoni me pikët më të mira, rezultati mesatar rajonal i vitit 2023 ka rënë për herë të parë në pothuajse një dekadë nga 66 deri në 65.
Llogaridhënia e dobët dhe korrupsioni politik po zvogëlojnë besimin e publikut dhe po u mundësojnë grupeve të ngushta të interesit të ushtrojnë kontroll të tepruar mbi vendimmarrjen politike. Disa demokraci të rangut të lartë, duke përfshirë Suedinë (82), Holandën (79), Islandën (72) dhe Mbretërinë e Bashkuar (71), kanë regjistruar rezultatet e tyre më të ulëta ndonjëherë.
Në vende të tilla si Polonia (54) dhe Hungaria (42), dobësitë brenda sistemeve gjyqësore veprojnë si pengesa për aksesin në drejtësi dhe pengojnë gjyqësorin të kufizojë efektivisht kompetencat e ekzekutivit./GazetaDita