Shitja e biletave vazhdon me ritme normale, por jo si derbi i fundit. Deri dy ditë para ndeshjes, “Panorama Sport” mëson se janë shitur rreth 5400 bileta. Për javën e 33-të të Superiores, Tirana do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e enjte dolën në shitje biletat. Ato mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ dhe “online” në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.

 

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë./GazetaShqiptare