Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me kryetarë të bashkive të vendit ndodhen në Bruksel, për të ngritur Këshillin e Përbashkët Konsultativ me Komitetin Europian të Rajoneve.

Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku tha se “bashkëpunimi në këtë Këshill është thelbësor duke marrë parasysh se 70% e legjislacionit europian (acquis communitaire) do të zbatohet në nivel vendor”.

“Qeveria është e angazhuar në trajnimin e stafit të bashkive për të qenë të afta të zbatojnë këto reforma dhe të përftojnë më shumë fonde nga programet e ndryshme të BE-së”, nënvizoi Mazniku.

Gjitashtu për të forcuar pushtetin vendor, tha Mazniku, qeveria do të ndërmarrë hapin e domosdoshëm të rritjes domethënëse të pagave për punonjësit e tyre

“Po ashtu, miratimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Parlamenti Europian së fundmi, do të jetë instrument shumë i nevojshëm dhe ndihmues për zhvillimin e zonave lokale”, tha Mazniku./ata