Një familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ribashkuar me macen e saj të përkëdhelur, pasi ajo u dërgua aksidentalisht qindra milje në Kaliforni, shkruan BBC.
Galeana, emri i saj, u zhduk nga shtëpia e saj në Utah në fillim të këtij muaji, duke nxitur kërkime të gjera për macen e zhdukur.
Ajo u shpëtua nga një punëtor i Amazonit pasi ajo ishte hedhur atë në një nga paketat postale pa u parë. Macja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se prej ditësh nuk kishte ushqim dhe ujë
“Galeana i do kutitë, është pjesë e personalitetit të saj”, theksoi Carrie Clark, pronarja e maces duke shpjeguar se si kafsha e familjes së saj përfundoi kaq larg shtëpisë.
Macja përfundimisht u shpëtua nga kutia e madhe, e cila përmbante një palë çizme pune me majë çeliku, nga një punëtor i Amazon që e çoi te veterineri.
Aty u skanua mikroçipi i maces dhe u shfaqën të dhënat e kontaktit të zonjës Clark. Veterineri më pas e thirri për t’i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur./OraNews