Një 67 vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi ka përplasur me makinë këmbësoren 45 vjeçare E.O teksa kjo e fundit po kalonte rrugën.

 

Në pranga ka rënë i moshuari i identifikuar si G.I i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

 

Ndërsa 45 vjeçarja është në spitalin rajonal ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.