Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT), në operacionet e kryera në javën e fundit në rajonin Hakurk në veri të Irakut, neutralizoi 15 terroristë që po përgatiteshin për sulme.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se MIT identifikoi grupin terrorist të organizuar për të kryer përgatitje për sulme kundër njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe postave kufitare.

Pas kësaj, në operacionet e kryera në javën e fundit u neutralizuan 15 terroristë, përfshirë në mesin e tyre edhe të ashtuquajtur anëtarë të nivelit të lartë të organizatës./aa