Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se Berlini ka mbështetur dhe mbështet Kosovën, ndërsa shtoi se shpreson nëmbështetjen për anëtarësimin në KiE.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE.

 

Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti./OraNews