Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti përfaqësuesin e
UNICEF, Murat Sahin.

Spiropali dhe Sahin diskutuan mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj.

Ata gjithashtu diskutuan për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre.

Spiropali u shpreh se, fëmijët janë të parët në politikat e Kuvendit. Ajo gjithashtu, shprehu angazhim maksimal si Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. “Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve”, theksoi Spiropali.

“Ishte kënaqësi të mirëprisja sot përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, për të thelluar bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët; interesin më të mirë të fëmijëve si prioritet në të gjitha politikat ekonomike, sociale dhe legjislative”, shkroi Spiropali  në një postim në rrjetet sociale./ata